Globi

Greqi/ Rreh gruan në hyrje të pallatit, pas ndërhyrjes së policisë 29 vjeçari vret veten

Shkruar nga Liberale
Greqi/ Rreh gruan në hyrje të pallatit, pas ndërhyrjes së

Mediat greke raportojnë se burri po rrihte gruan e tij në hyrje të pallatit, teksa po kalonte një patrullë policie.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e së premtes në Glyfada në Greqi.

Policia e ka vënë re ngjarjen dhe është ndalur.
Burri ka vrapuar drejt pallatit, është futur në banesën e tij, ndërkohë që policia ka qenë në alarm për ta gjetur.

29-vjeçari, i cili dyshohet se ishte nën efektin e drogës, para se të negocionte me policinë, ka qëlluar veten dhe ka gjetur vdekjen.

“Pashë policinë që e mori vajzën për ta qetësuar”, tha një dëshmitar okular.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH