Globi

Regjisori zbulon nje sekret të filmit “Titanik”

Shkruar nga Liberale

Regjisori zbulon nje sekret të filmit “Titanik”

Filmi “Titanik” i James Cameron është padyshim filmi më i shtrenjtë i realizuar ndonjëherë dhe më i shikuari në mbarë botën.

Cameron zbuloi vendimin e thjeshtë që mori gjatë xhirimeve të skenave të filmit, duke thënë se: 

"Ne punësuam vetëm aktorë shtatshkurtër, në mënyrë që seti i skenave të dukej më i madh. Kushdo që ishte mbi 1.72 centimetra, ne nuk e morëm në film duke kursyer gati një million dollarë."

Para se filmi të dilte në treg, projekti bëri bujë për buxhetin e tij të madh, në atë kohë raportohej të ketë qenë vlera prej 200 milionë dollarë, duke e bërë atë filmin më të shtrenjtë të realizuar ndonjëherë në ato vite.

"Shkalla e gjithçkaje ishte përtej çdo gjëje që mund të imagjinonim për sa i përket përvojës sonë të mëparshme. Pjesa më e madhe e Titanikut u bë me sete skenografie gjigante. Në atë kohë menduam se nuk do të nxirrnim fitimet e kostos", tha regjisori.

“Titanik” është një nga filmat më të shitur në histori dhe filmi i parë që kapi vlerën e shitjeve prej 1 miliard dollarësh. James Cameron nuk krijoi vetëm këtë kryevepër, por edhe filmin shumë të famshëm fantastiko-shkencor, "Avatar". 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH