Globi

“Refuzoi të bënte s*ks me mua”/ Dëshmia TRONDITËSE e “dajës” që vrau me kaçavidë mbesën 11 vjeçe: E çova në fushë...

Shkruar nga Liberale

“Refuzoi të bënte s*ks me mua”/ Dëshmia

Greqia u trondit ditën e djeshme nga lajmi i vrasjes së të miturës nga daja. 

Vrasësi i të miturës Ilia në Greqi, ka pranuar se pak para se të vriste 11-vjeçaren, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Sipas asaj që shkruajnë mediet greke, autori është shprehur para policisë, se e mitura nuk ka pranuar të kryente marrëdhënien seksuale me të dhe e ka kërcënuar se do t’i tregonte prindërve.

Pas kësaj, ai e ka sulmuar për vdekje me kaçavidë, duke i shkaktuar plagë në gjoks dhe në shpinë.

“I sugjerova që të takoheshim. Ajo reagoi dhe refuzoi. Ajo tha se do t’u tregonte prindërve të saj dhe unë e vrava me kaçavidën që kisha në makinë”, mësohet të ketë thënë autori i krimit brutal.

Mediat greke raportojnë, se pasi e ka vrarë, 37-vjeçari e ka tërhequr zvarrë trupin e saj dhe e ka hedhur në kallamishte.

Pas ngjarjes makabre ai është kthyer në shtëpi, sikur të mos kishte ndodhur gjë dhe të nesërmen ka shkuar normalisht në punë.

Poll
SHQIPENGLISH