Globi

Rebelët morën nën kontroll Damaskun, reagon ministri rus, Lavrov

Shkruar nga Liberale
Rebelët morën nën kontroll Damaskun, reagon ministri rus, Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Lavrov tha se Assadi ka vendosur të largohet nga posti i Presidentit dhe ka braktisur vendin.

Ai shtoi se Rusia nuk ka marrë pjesë në këto negociata.

Rebelët marrin Damaskun, Trump: Assad iku pasi humbi mbështetjen e Rusisë! Kryeministri sirian: Të mbajmë zgjedhje të lira

“Si rezultat i negociatave mes Assadit dhe disa pjesëmarrësve në konfliktin e armatosur, Assadi ka vendosur të largohet nga posti i presidentit dhe ka braktisur vendin, duke dhënë udhëzime për një transferim paqësor të pushtetit. Rusia nuk ka marrë pjesë në këto negociata”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Lavrov u bëri thirrje të fortë të gjitha palëve të përfshira që të heqin dorë nga përdorimi i dhunës dhe të zgjidhin të gjitha çështjet qeverisëse nëpërmjet mjeteve politike.

Ndërkohë, Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump, sipas “La Repubblica” tha: Asad iku pasi humbi mbështetjen e Rusisë.

Ndërsa kryeministri sirian, Ghazi al-Jalali, të cilit ushtria rebele fitimtare i ka njohur një rol garancie deri në ndryshimin zyrtar të pushtetit, tha në një intervistë me transmetuesin Al Arabiya se duhen të mbahen zgjedhje të lira.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH