Globi

“Qeveria të dorëhiqet” - Opozita e djathtë spanjolle protestë masive në Madrid!

Shkruar nga Liberale

“Qeveria të dorëhiqet” -  Opozita e djathtë spanjolle

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Madridit të dielën në një protestë të madhe kundër qeverisë së kryeministrit socialist të Spanjës Pedro Sanchez, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa partia e tij dhe rrethi i ngushtë i bashkëpunëtorëve përballen me një sërë skandalesh dhe akuzash për korrupsion.

Protesta u organizua nga Partia Popullore (PP) e opozitës, nën sloganin “Mafia apo demokraci”, dhe sipas vlerësimit të autoriteteve, morën pjesë midis 45,000 dhe 50,000 njerëz, ndërsa organizatorët pretendojnë se kishte deri në 100,000.

Gjatë vitit të kaluar, qeveria e Sánchez dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të tij janë vënë nën hetime të shumta.

Presioni u rrit më tej këto ditë kur një ish-anëtare e Partisë Socialiste të Punëtorëve (PSOE), Leire Díaz, u akuzua se po përpiqej të sabotonte hetimin e udhëhequr nga Garda Civile kundër gruas së kryeministrit, Begona Gomes, vëllait të tij David Sánchez dhe ish-ministrit të transportit José Luis Abalos. Diaz i mohoi akuzat, duke pretenduar se po punonte në një libër për korrupsionin.

Protestuesit e mbledhur në Madrid mbanin pankarta me mesazhe të tilla si “Sanchez tradhtari” dhe “Qeveria duhet të japë dorëheqjen”, ndërsa udhëheqësi i PP-së, Alberto Núñez Feijo, në një fjalim drejtuar turmës kërkoi të shpalleshin zgjedhjet, raporton Guardian.

“Spanja ka nevojë për një revolucion dinjiteti dhe lirie – dhe ne do ta udhëheqim atë si në rrugë ashtu edhe në zgjedhje. Sanchez, mos u fsheh, mos gënje, Spanja e di kush je dhe çfarë ke bërë. Dorëzoja pushtetin demokracisë dhe shpall zgjedhjet – tani!” tha Feijo.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH