Globi

Qëlluan me armë gjatë ndeshjes së futbollit, arrestohen 2 shqiptarët në Greqi

Shkruar nga Liberale

Qëlluan me armë gjatë ndeshjes së futbollit, arrestohen 2

Dy shtetas shqiptarë dhe tetë grekë janë arrestuar nga policia, pasi kanë qëlluar me armë gjatë një ndeshjeje futbolli.

Sipas medieve greke ditën e diel 10 persona janë arrestuar nga policia me akuzën për shkelje të ligjit, për dhunën sportive, armëmbajtje pa leje dhe drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme.

Pas një incidenti mes tifozëve të Apollo Pontion dhe Mandraikos, persona të panjohur fillimisht, qëlluan 9 herë me armë zjarri. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar 9 gëzhoja, si dhe dy të plagosur gjatë incidenteve, por jo nga të shtënat.

Derbi mes Apollon Pontionit dhe Mandraikos për kampionatin EPSDA është ndërprerë në minutën e 43-të dhe ndërsa rezultati ka qenë 0-0, pasi janë dëgjuar 9 të shtëna si në tribunë ashtu edhe jashtë fushës.

Pas kësaj arbitri Vatsios sëbashku me ndihmësit dhe vëzhguesit e ndeshjes shkaun në komisariatin e policisë ku dhanë dëshminë e tyre për ngjarjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH