Globi

Putini paralajmëron Korenë e Jugut: Mos gaboni të armatosni Ukrainën!

Shkruar nga Liberale

Putini paralajmëron Korenë e Jugut: Mos gaboni të armatosni

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar Korenë e Jugut se do të bënte një gabim të madh nëse armatos Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

BBC shkruan se kjo deklaratë e tij vjen pasi Seuli tha se po shqyrtonte një mundësi të tillë në përgjigje të paktit të ri të Rusisë dhe Koresë së Veriut për të mbështetur njëri-tjetrin në raste të agresionit kundër secilit vend.

“Moska do të ndërmarrë vendime që nuk ka gjasa të kënaqin udhëheqjen aktuale të Koresë së Jugut nëse Seuli vendos të furnizojë me armë Kievin”, tha Putin para gazetarëve.

Më herët, Seuli kishte dënuar marrëveshjen Rusi – Koreja e Veriut si një kërcënim për sigurinë e tij kombëtare. Këshilltari i sigurisë kombëtare, Chang Ho-jin tha se Koreja e Jugut po planifikon të rishqyrtojë çështjen e mbështetjes së armëve për Ukrainën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH