Globi

‘Putin vrasës si Hitleri’, Zelensky thirrje aleatëve:Na i sillni në kohë armatimet, ne duhet të mbijetojmë!

Shkruar nga Liberale

‘Putin vrasës si Hitleri’, Zelensky thirrje aleatëve:Na i

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje shteteve aleate që mos të vonojnë armatimet në ndihmë të Ukrainës.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, Zelensky tha se ato shtete që marrin vendimin për ta mbështetur Ukrainën me armë dhe municione duhet t’i sjellin ato në kohë sepse duhet të mbijetojnë.

Ai e krahasoi presidentin rus Vladimir Putin me Adolf Hitlerin. “Hitleri part 2, nëse po flasim për Netflix”, tha Zelensky.

"Së pari kam patur një takim shumë të mirë me Macron dhe ishte një takim me shumë nisma. Jo një nismë, por shumë dhe do të flas për të gjitha ato, koalicioni për artilerinë. Gjëra shumë konkrete. Ne duhet të mbrohemi dhe do të thotë që duhet të kemi vendime konkrete. Prandaj nuk mund të ndajë shifrën për artileri apo armatime, pra ne na duhet që të mbijetojmë, kjo do të thotë që gjithçka, çdo lloj ndihme duhet të na arrijë në kohë.

Kjo është nisma më e mirë e të gjithëve, që të na i sillni armatimet në kohë. Nëse është marrë vendimi që do na mbështesni, nëse do fitojmë apo jo kjo varet nga kjo pikë. Ne folëm shumë për çështje të inteligjencës, dronë, bashkëprodhim. U fol për disa ide se si mund të fuqizohej Ukraina dhe tha se do i ndajë me mua kur të vijë në Ukrainë, në mes të këtij muaji, në mes të marsit. Ai do i ndajë këto ide me mua kur të takohemi sepse do njoh me hollësi planin e tij. Kur ne ndajmë me njëri tjetri, nisma iniciativa, këto janë hapi i dytë i katërt, por hapi i parë është mbrojtja.

Ne kemi disa pyetje për këto paketa, europianë dhe SHBA. E falënderojmë SHBA, BE dhe Mbretërinë  e bashkuar, por duhet të qëndrojmë të fortë se s’kemi alternativë, se të gjithë ne duhet të përballemi me një vrasës. Hitleri part 2, nëse po flasim për Netflix. Është një rrezik i madh që i kanoset jetës sonë, të gjithë duhet të përgatitemi që të jemi të fortë, për hapat e tjerë që do marrë Putin. Nëse nuk e bëjmë këtë ose nëse duam që ai mos tia dalë mbanë ne duhet t përgatitemi për luftë, me armatime. Ne dua të jemi të fortë, ne Putin duhet ta mundim”, tha Zelensky.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH