Globi

Putin: Rusia po fillon prodhimin në seri të raketave hipersonike Zircon

Shkruar nga Liberale

Putin: Rusia po fillon prodhimin në seri të raketave hipersonike

Rusia ka filluar prodhimin në seri të raketave të reja hipersonike Zircon, të cilat ekspertët thonë se është pothuajse e pamundur të rrëzohen.

Kështu u shpreh të premten presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shkruan CNN.

“Ndërmarrjet e industrisë ruse të mbrojtjes kanë rritur “vitet e fundit” prodhimin dhe furnizimin e armëve “shumë herë”, duke përfshirë armë sulmi me precizion të lartë dhe mjete ajrore pa pilot, tanke, mjete të blinduara, artileri, sisteme të mbrojtjes ajrore, Sistemet kundër baterive dhe pajisjet e komunikimit dhe zbulimit, tha ai në një fjalim për Ditën e Mbrojtësit të Atdheut, që Rusia shënon më 23 shkurt”, theksoi ai.

Ukraina ka pohuar se ka prova se Rusia gjuajti një raketë hipersonike Zircon në sulmet e saj në kryeqytetin Kiev më 7 shkurt për herë të parë që nga fillimi i luftës.

Ekspertët thonë se Zircon, nëse është në përputhje me atë që thotë Moska për të, është një armë e frikshme. Shpejtësia e tij hipersonike e bën atë të paprekshëm edhe ndaj mbrojtjeve më të mira të raketave perëndimore, si Patriot, sipas Aleancës për Mbrojtjen e Raketave me bazë në Shtetet e Bashkuara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH