Globi

Pse akulli i Arktikut po dërgohet në Dubai? ARSYEJA E VEÇANTË

Shkruar nga Liberale

Pse akulli i Arktikut po dërgohet në Dubai? ARSYEJA E

Baret e famshme të Dubait mund të ofrojnë pije të ftohta nga një kub akulli i lashtë Arktik, i gdhendur nga një ajsberg i Grenlandës dhe i dërguar në Emirat e destinuara, për të feskuar pijet shumë të shtrenjta. 

Kompania fillestare, Arctic Ice, dërgoi kontejnerin e saj të parë me rreth 22 tonë akull të Grenlandës në Dubai këtë vit, për shitje në bare dhe restorante të nivelit të lartë. E themeluar në vitin 2022 nga dy grenlandezë, Arctic Ice ka një model biznesi interesant  dhe të diskutueshëm.

 "Ne po kërkojmë për akullin më të pastër dhe si rrjedhim më të vjetër dhe më të pastër," tha Malik V. Rasmussen, një nga bashkë themeluesit e Akullit Arktik.

Pasi të kenë dalluar një ajsberg që u pëlqen, e tërheqin atë në një anije duke përdorur një vinç, e presin në copa më të vogla dhe e paketojnë në arka të izoluara.

Një mostër e çdo ajsbergu testohet në një laborator për t'u siguruar që nuk ka mikroorganizma ose baktere. Më pas akulli dërgohet nga Grenlanda në Dubai, fillimisht në bordin e një prej anijeve të ngarkesave pothuajse të zbrazëta, që kthehen në Evropë, pasi kanë lënë prodhimet në Grenlandë dhe më pas në një anije të dytë në Dubai, ku ripaketohet dhe shitet.

Arctic Ice pretendon se po ofron një mënyrë të re për të shfrytëzuar një burim natyror, duke krijuar mundësi të reja ekonomike dhe duke rritur ndërgjegjësimin për Arktikun.

\Për kritikët është e kotë të dërgosh një produkt mijëra milje në anije me lëndë djegëse fosile, kur Dubai tashmë bën akullin e vet. Përgatiti A.Mënalla/ Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH