Globi

Propozimi i Kryeministrit francez: Mosha minimale për përdorimin e rrjeteve sociale të jetë 15 vjeç

Shkruar nga Liberale
Propozimi i Kryeministrit francez: Mosha minimale për përdorimin e

Kryeministri francez, Gabriel Attal, propozon që të ndalojë fëmijët nën moshën 15-vjeçare që t’i përdorin rrjetet sociale, sipas një interviste që ka dhënë për gazetën Le Parisien.
Sipas tij, të rinjtë e moshave 13-15-vjeçare do të duhej t’i përdornin rrjetet sociale vetëm me leje të prindërve. Adoleshentëve në Francë u mundësohet që ligjërisht të krijojnë llogari në rrjetet sociale prej moshës 15-vjeçare.

Para asaj moshe, ata duhet të kenë miratimin e prindit.

Attal është shprehur i bindur që mund jetë i suksesshëm në këtë drejtim.

“Kjo është diçka shumë e vështirë, por jo e pamundshme”, ka thënë ai, duke përmendur rëndësinë e bashkëpunimit me platformat si Facebook dhe Tiktok, meqë ato, sipas tij, janë të vetëdijshme se po rrezikohet imazhi i tyre.

“Ato do të bashkëpunojnë”, ka thënë Attal, 34-vjeçar, kryeministri më i ri ndonjëherë i Francës.

Ai është edhe kryeministri i parë që është deklaruar si homoseksual./ rel

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH