Globi

PROFIL/ Shuhet në moshën 96-vjeçare ish-lideri i ekstremit të djathtë francez, Jean-Marie Le Pen

Shkruar nga Liberale

PROFIL/ Shuhet në moshën 96-vjeçare ish-lideri i ekstremit

Jean-Marie Le Pen, ish-lideri i së djathtës ekstreme në Francë dhe udhëheqës i Frontit Kombëtar për 40 vite, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare. Lajmi i trishtë u njoftua familja e tij.

Ish-lideri francez i njohur për ndikimin e tij të madh në politikën franceze, shpesh përshkruhej si një figurë e polarizuar, ku kishte marrë dhe nofkën “djalli” i politikës franceze.

Le Pen tronditi establishmentin politik francez kur papritur arriti në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale kundër Jacques Chirac në 2002, me përzierjen e tij të ashpër të populizmit dhe karizmës.

Ai u pasua në postin e shefit të partisë nga vajza e tij, Marine Le Pen, e cila që atëherë ka kandiduar për presidencën tre herë dhe e ktheu partinë, tashmë të quajtur Tubimi Kombëtar, në një nga forcat kryesore politike të vendit.

Kush ishte Jean-Marie Le Pen?

Ai lindi në fshatin e vogël Breton, La Trinité-sur-Mer, në Bretagne në 1928. Le Pen humbi babanë e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës, ai studioi në Paris, ku u bë president i shoqatës të studentëve të drejtësisë “Corpo”.

Më pas, ai iu bashkua legjionit të huaj për të luftuar në Luftën e Indokinës. Në vitin 1956, ai u zgjodh deputet i Parisit, por më pas shkoi në Algjeri për të marrë pjesë në luftën që shpërtheu atje në vitin 1957.

Pas disa peripecish në politikën franceze, Le Pen udhëhoqi fushatën presidenciale të Jean-Louis Tixier-Vignancour në vitin 1965 dhe u bë një nga figurat më të njohura të ekstremit të djathtë në Francë. Ai e udhëhoqi Frontin Kombëtar, partinë që themeloi, deri sa ia kaloi drejtimin vajzës së tij, Marine Le Pen, e cila e udhëhoqi atë në vitet më vonë.

Marine Le Pen është ende në drejtimin e partisë së babait të saj, ku tashmë e ka kthyer forcën e ekstremit të djathtë në një parti konkurruese në zgjedhje.

Në vitin 1954, Le Pen iu bashkua Legjionit të Huaj Francez. Ai u dërgua në Indokinë - Vietnami i sotëm, Kamboxhia dhe Laosi, në atë kohë të kontrolluara nga Franca - më pas dy vjet më vonë në Egjipt, kur Franca, Britania e Madhe, Izraeli pushtuan vendin në një përpjekje për të marrë kontrollin e Kanalit të Suezit. Të dy konfliktet përfunduan me disfatën franceze.

Por ishte koha e tij në Algjeri që do të përcaktonte aq shumë nga politika dhe karriera e tij.

Ai u postua atje si oficer i inteligjencës, kur algjerianët po luftonin një luftë brutale, por përfundimisht të suksesshme të pavarësisë kundër Parisit.

Le Pen e pa humbjen e Algjerisë si një nga tradhtitë e mëdha në historinë franceze, duke nxitur urrejtjen e tij për heroin e Luftës së Dytë Botërore dhe presidentin e atëhershëm Charles de Gaulle, i cili i dha fund luftës për koloninë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH