Globi

PROFIL/ Shuhet në moshën 92-vjeçare aktorja e famshme franceze! Ikona e skenës që luajti më shumë se 70 filma

Shkruar nga Liberale

PROFIL/ Shuhet në moshën 92-vjeçare aktorja e famshme franceze!

Aktorja e famshme franceze, Anouk Hame, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. Lajmi i trishtë u njoftua sot nga familjarët e saj. 

Anouk Eme konsiderohet si një nga aktoret më të rëndësishme të skenës franceze dhe ndërkombëtare.

Bukuria, talenti dhe sharmi i saj i pakrahasueshëm magjepsën audiencën për dekada me radhë, duke i dhënë asaj një vend në historinë e filmit.

PROFIL/ Shuhet në moshën 92-vjeçare aktorja e famshme franceze!

PROFIL/ Kush është Anouk Hame?

E lindur në Paris më 27 Prill 1932 si Nicole Françoise Florence Dreyfus, ajo filloi aktrimin në moshën 14-vjeçare dhe mori pjesë në më shumë se 70 filma, duke lënë gjurmë në botën e kinemasë.

Annook Eme arriti të bëhej e njohur ndërkombëtarisht përmes bashkëpunimeve të saj me regjisorë të rëndësishëm dhe u vlerësua për aftësinë e saj për të mishëruar personazhe komplekse.

PROFIL/ Shuhet në moshën 92-vjeçare aktorja e famshme franceze!

Ajo u bë e famshme për interpretimin e saj në La Dolce Vita të Federico Fellini-t në vitin 1960, si dhe në filmin ikonik të Claude Lelouch Un Homme et une Femme (Një burrë dhe një grua) në 1966, për të cilin fitoi Golden Globe dhe u nominua për një Oscar.

PROFIL/ Shuhet në moshën 92-vjeçare aktorja e famshme franceze!

Në një intervistë me Guardian në vitin 2007, Emme zbuloi sekretin e saj të aktrimit: “Fellini më mësoi këtë: Gjëja më e rëndësishme është të dëgjosh, vetëm dëgjo çfarë thonë personazhet e tjerë. Dhe mos e merrni veten shumë seriozisht."

Aktorja u nderua me shumë çmime, si çmimi Golden Globe dhe BAFTA Award. Në vitin 2002, ajo u nderua me Ariun e Artë të Nderit në Festivalin e Filmit në Berlin për arritjen e saj të jetës./ Përgatiti Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH