Një përleshje ka ndodhur në ambientet e një burgu në Francë, ku një 32-vjeçar shqiptar ka dhunuar tre oficerë burgu mëngjesin e 31 gushtit dhe më pas kërcënoi të tjerët me vdekje të nesërmen.
Sipas medieve vendase, ditën e djeshme pritej dalja për masë sigurie në Gjykatën e Bordosë, por seanca dështoi.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka mbetur në qelitë e Burgut të Gradignan.
Autoritetet kanë kërkuar ekspertizë psikiatrike për 32-vjeçarin me origjinë shqiptare, i cili sulmoi me dhunë tre punonjës, duke e sulmuar njërin prej tyre me një copë xhami në fytyrë dhe duke i shkaktuar 17 qepje.
I riu më pas kërcënoi agjentët e tjerë me vdekje, sipas sindikatës Ufap (Sindikata Federale e Ndëshkimit Autonome), UNSa Justice.
Organizata po bën thirrje që i burgosuri të transferohet në Njësinë për të Burgosur të Dhunshëm (UDV).
“Vendi i tij duhet të jetë në një njësi të dedikuar psikiatrike ose UDV,” tha ajo në një deklaratë për shtyp.