Globi

Princi Harry dhe Meghan Markle do të prodhojnë dy seriale në Netflix, së shpejti dalin datat e publikimit 

Shkruar nga Liberale

Princi Harry dhe Meghan Markle do të prodhojnë dy seriale në

Princi Harry dhe Meghan Markle do të prodhojnë dy seriale në Netflix rreth stilit të jetesës personale dhe profesionale.

"The Guardian" shkruan se shfaqja e stilit të jetesës do të eksplorojë gatimin, kopshtarinë, argëtimin dhe miqësinë”, ndërsa një tjetër do të ofrojë “qasje të re në botën e polos” dhe American Open të sportit në Florida, sipas Netflix. Shfaqjet do të filmohen nga kompania e tyre Archwell Productions, me dukeshën që do të jetë të dy serialet dhe dukën në serialin për sportin e polos.

Të dy serialet janë në prodhim të hershëm, me titujt dhe datat e publikimit që do të shpallen në muajt e ardhshëm. Sussexes kanë publikuar më parë tre dokumentarë me Netflix, si pjesë e një marrëveshjeje shumëmilionëshe. Kompania Archvel Production është themeluar në vitin 2020.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH