Globi

Pranga shqiptarit dhe dy efektivëve grekë, po transportonin drogë me makinën e policisë

Shkruar nga Liberale

Pranga shqiptarit dhe dy efektivëve grekë, po transportonin

Dy policë grekë dhe një shqiptar janë vënë në pranga nga autoritetet greke në zonën e Igumenicës.

Protothema.gr shkruan se gjithçka nisi me një lajmërim të punonjësve vendas të Narkotikëve për një automjet zyrtar, i cili nuk u ndal për kontrollin e nevojshëm.

Pasoi ndjekja me autoritetet dhe pas pak mjeti ndaloi kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe goditi tre makina të parkuara duke i shkaktuar dëme. Drejtuesi i mjetit ishte një kryepolic 41 vjeç, me shërbim në Prokurorinë e Narkotikëve në Gumenicë dhe bashkëpasagjeri i tij ishte një shqiptar i së njëjtës moshë.

Pas kontrollit përkatës, në mjetin zyrtar u gjetën 19 pako me kanabis të papërpunuar, me peshë totale 102 kg e 670 gram. Në momentin e arrestimit, 41-vjeçari ishte në detyrë patrullimi së bashku me një kryepolic 50-vjeçar, i cili gjithashtu shërben në Prokurori, dhe u arrestua gjithashtu.

Në momentin e operacionit, 50-vjeçari – i cili ishte normalisht në krye të detyrës – ndodhej në një kafene në zonën Sayada të Thesprotisë, madje kishte lënë pistoletën e shërbimit në makinën me të cilën kolegu i tij merrej me drogë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH