Globi

Polonia shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore, pas përmbytjeve masive

Shkruar nga Liberale

Polonia shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore, pas përmbytjeve

Polonia shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për zonat e përmbytura. Qeveria e Varshavës miratoi gjatë një takimi urgjent të zhvilluar të hënën edhe rregulloren përkatëse .

Gjendja e fatkeqësisë natyrore vlen edhe për pjesë të Silezisë së Poshtme, Silezisë dhe Opoles. Në qytetin e vogël Klodzko në Silesinë e Poshtme u përmbytën rrugë të tëra. Kurse një spital në Nysa në rajonin Opole u evakuua.

Kryeministri polak, Donald Tusk premtoi ndihma për zonat e përmbytura 1 miliardë zloti, 240 milionë euro. Edhe Austria ka rritur ndihmat për zonat e katastrofës në vlerë 300 milionë euro, ndihmë që mund të rritet në rast nevoje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH