Një konflikt ka ndodhur mes shqiptarëve në Greqi, i cili ka degraduar në përdorimin e thikës.
Sipas“protothema”, përplasja fillimisht ka nisur në një lokal dhe më pas ka vazhduar dhe jashtë saj.
Ndërkohë, sipas autoriteteve greke, një 30-vjeçar me origjinë shqiptare është goditur me thikë nga bashkëatdhetari i tij.
Autori i sulmit është identifikuar dhe është në kërkim nga policia, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.