Globi

Peshku ton shitet për 1.3 milion dollarë. Ja kush e bleu?

Shkruar nga Liberale

Peshku ton shitet për 1.3 milion dollarë. Ja kush e bleu?
Ky është peshku ton që u shit për më shumë se 1.3 milionë Dollarë në ankandin e parë të këtij viti në tregun e fashmëm të peshkut në Tokjo.

Peshku ton i llojit “Blu Atlantik” peshon 276 kilogramë. Shumën marramendëse për një peshk e paguan së bashku grupi i shitësve të peshkut me shumicë Jamajuki dhe rrjeti i restorantëve luksozë të sushit Onodera.

Bëhet fjalë për çmimin e dytë më të lartë për shitjen e një peshku, në ankandin që prej hapjes së tij në 1999-ën, në kryeqytetin e Japonisë.
Para 5 vitesh, një peshk ton që peshonte 2 kilogramë më shumë dhe arriti rekordin prej 3.1 milionë Dollarë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH