Hezbollahu sulmoi me raketë balistike në orët e para të mëngjesit drejt selisë së Mossad.
Kjo është hera e parë në histori që Hezbollahu ka shënjestruar Tel Avivin thotë IDF-ja.
“Raketa balistike që synonte Tel Avivin, u kap dhe u rrëzua. Kjo është një shenjë e qartë e përshkallëzimit të mëtejshëm”, thotë IDF në një deklaratë. Më tej ne deklaratë thuhet se nuk raportohet për viktima apo për të lënduar.
Ushtria izraelite u bën thirrje familjeve libaneze që kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Libanin jugor që të mos kthehen ende.
Evakuimet filluan të hënën pasi Izraeli nisi një valë sulmesh të rënda në zonat ku vepron grupi militant Hezbollah i mbështetur nga Irani, duke vrarë qindra njerëz.