Globi

Përshkallëzimet e luftës në Lindjen e Mesme/ Ursula von der Leyen: Irani s’mund të ketë ARMË BËRTHAMORE!

Shkruar nga Liberale

Përshkallëzimet e luftës në Lindjen e Mesme/ Ursula von der

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i tha Kryeministrit Benjamin Netanyahu të dielën se diplomacia ishte zgjidhja më e mirë për konfliktin me Iranin, por nuk bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Von der Leyen tha se ishte dakord me Netanyahun se “Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, pa asnjë dyshim”.

“Sigurisht që mendoj se një zgjidhje e negociuar është, në planin afatgjatë, zgjidhja më e mire”, tha ajo në një konferencë për shtyp në samitin e G7 në Kananaskis të Kanadasë.

Von der Leyen më parë ka kritikuar veprimet e Izraelit në Gaza, por tha se mosrespektimi i rregullave të autoritetit bërthamor të OKB-së nga ana e Iranit do të thotë se Izraeli "ka të drejtë të mbrohet".

"Irani është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë rajonale", shtoi ajo.

Von der Leyen ndodhet aktualisht në Kanada duke marrë pjesë në samitin e G7-ës, ku ajo tha se do të trajtohet konflikti midis Izraelit dhe Iranit, së bashku me pushtimin e vazhdueshëm të Ukrainës nga Rusia.

"I njëjti lloj dronësh dhe raketash balistike të projektuara dhe të prodhuara nga Irani po godasin pa dallim qytetet në Ukrainë dhe në Izrael. Si të tilla, këto kërcënime duhet të adresohen së bashku", deklaroi Von der Leyen.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH