Globi

Përplasje me armë zjarri/ Marokenët hapin zjarr ndaj SHQIPTARËVE, 1 viktimë dhe 3 të plagosur në Itali

Shkruar nga Liberale

Përplasje me armë zjarri/ Marokenët hapin zjarr ndaj

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në zonën e Aldo Moros në Frosinone të Italisë, mepasojë një viktimë dhe tre të plagosur, të gjithë shtetas shqiptarë.

Sipas medieve italiane, raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 përpara një kafeneje, e cila në momentin e të shtënave ishte e mbushur me klientë.

Dyshohet se grupi i të rinjve nga Shqipëria është përballur me një grup tjetër marokenësh të cilët mbërritën me makinë pranë lokalit dhe pas një debati me tone të larta hapën zjarr.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan të shtënat papritur dhe menjëherë panë trupat në tokë.Forcat policore rrethuan menjëherë zonën dhe nisën hetimet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH