Globi

Përplasje e fuqishme mes autobusit dhe kamionit, 19 viktima e dhjetëra të plagosur

Shkruar nga Liberale

Përplasje e fuqishme mes autobusit dhe kamionit, 19 viktima e dhjetëra

Një aksident tragjik ka ndodhur në një shtet veriperëndimor të Meksikës. Sipas raportimit të medieve të huaja, një përplasje e fortë mes një autobusi dhe një kamioni që transportonte mallra ka shkaktuar vdekjen e 19 personave, si dhe janë plagosur 22 të tjerë. 

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Elota, një destinacion turistik. Pas përplasjes, automjetet u përfshinë në flakë.

“Ne numëruam 19 trupa. Identifikimi i tyre do të kërkojë pak kohë, pasi ata u karbonizuan.”, u shpreh Sarah Quinones, prokurorja e përgjithshme në shtetin e Sinaloa.

Ndërkohë personat e plagosurit janë duke u trajtuar në spitalet lokale dhe po hetohet për shkaqet e aksidentit. Në autobus ndodheshin 37 persona.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH