Globi

Përplasja e avionit me helikopterin ushtarak në Uashington, arrestohen dy punonjës të aeroportit

Shkruar nga Liberale

Përplasja e avionit me helikopterin ushtarak në Uashington, arrestohen

Dy punonjës të autoritetit që menaxhon Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit Ronald Reagan u arrestuan për përfshirjen e tyre të supozuar në rrjedhjen e pamjeve të vëzhgimit të  përplasjes vdekjeprurëse të avionit në ajër që ndodhi javës së kaluar, sipas "New York Post".

Punonjësit e Autoritetit të Aeroporteve Metropolitane të Uashingtonit (MWAA) akuzohen se kanë bërë një kopje të paautorizuar të të dhënave dhe po përballen me akuza për shkelje të kompjuterit.

Ndërkaq, problemet ligjore të dy të arrestuarve lidhen me videon e siguruar nga CNN javën e kaluar, e cila publikoi momentin tronditës kur një helikopter ushtarak Black Hawk dhe një aeroplan pasagjerësh i “American Airlines”, u përplasën mbi lumin Potomac.

Kujtojmë se përplasja tragjike mes një helikopteri Black Hawk dhe një avioni pasagjerësh të American Airlines shkaktoi vdekjen e 67 personave që ndodheshin në të dy avionët. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH