Thellohen përmasat e tragjedisë me përmbytjet në Valencia.
Numri i viktimave ka shkuar në 217, ndërsa autoritetet kanë lëshuar alarmin e kuq për provincën e Almerias.
Garda Civile ka dërguar mbi 5200 efektivë në zonat e goditura. Për të parë situatën nga afër, Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Leticia zhvilluan një vizitë në rajonet e prekura, të shoqëruar edhe nga kryeministri Pedro Sanchez.
Por monarku është kontestuar ashpër nga një turmë njerëzish në Valencia. Disa persona qëlluan me baltë në drejtim të Mbretit, ndërsa thërrisnin vazhdimisht frazën: “vrasës”.