Globi

Përfundon greva e sindikatave në Paris, kulla Eiffel rihapet nesër për vizitorët

Shkruar nga Liberale

Përfundon greva e sindikatave në Paris, kulla Eiffel rihapet

Kulla Eiffel në Paris, e mbyllur për 6 ditë, duke përfshirë edhe ditën e sotme, për shkak të grevës së organizuar nga dy sindikatat ku bëjnë pjesë punëtorët e kantierit, do të rihapet nesër ( 25 shkurt). Lajmi u konfirmua nga kompania që drejton një nga vendet turistike më të vizituara në botë, në një deklaratë të shtunën.

Kjo vjen si rezultat i një marrëveshjeje mes vetë sindikatave dhe SETE, Societé d'exploitation de la Tour Eiffel, e cila menaxhon monumentin simbolik të kryeqytetit francez.

SETE dhe sindikatat "arritën një marrëveshje për fundin e grevës që përcakton se palët do të shqyrtojnë rregullisht modelin e biznesit të kompanisë, kostot e mirëmbajtjes dhe shitjet nëpërmjet një organi që do të mblidhet çdo gjashtë muaj", tha kompania.

SETE tha se vizitorët që blenë bileta midis 19-24 shkurtit do të marrin rimbursime. Sindikatat pretendojnë se Bashkia e Parisit, e cila zotëron 99% të SETE, po nënvlerëson koston e mirëmbajtjes dhe riparimeve të planifikuara të monumentit përpara Olimpiadës.

Punëtorët në Kullën Eifel hynë në grevë më 19 Shkurt në shenjë proteste për mënyrën e menaxhimit të monumentit të Parisit, shkruan Reuters.

Ajo erdhi ndërsa Parisi përgatitet të presë Lojërat Olimpike Verore 2024, të cilat fillojnë më 26 Korrik dhe do të përmbajnë metalin nga kulla në medaljet e fituesve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH