Globi

Përfshihen në aksident 35 automjete, 2 të vdekur dhe 9 të plagosur

Shkruar nga Liberale
Përfshihen në aksident 35 automjete, 2 të vdekur dhe 9 të

 

Një aksident zinxhir me 35 automjete ndodhi në Kalifoni, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe 9 janë plagosur.

Shkak besohet se ka qenë mjegulla e dendur.

Sipas mediave të huaja, përplasja vdekjeprurëse ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit në perëndim të Bakersfield.

Të dhënat paraprake flasin për dy persona të cilët humbën jetën në vendngjarje, ndërsa 9 të tjerë u shtruan në spital me lëndime të lehta.

Departamenti i Transportit të Kalifornisë tha se korsitë drejt jugut do të mbeten të mbyllura gjatë natës, ndërsa autoritetet të përcaktojnë shkakun e përplasjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH