Globi

Për FERMERËT shënohet fitorja e parë pas PROTESTAVE, Ursula von der Leyen tërheq ligjin për reduktimin e pesticideve

Shkruar nga Liberale

Për FERMERËT shënohet fitorja e parë pas

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi tërheqjen e një ligji cili synonte të reduktonte përdorimin e pesticideve në të gjithë Bashkimin Evropian. 

Në komunikimin e paraqitur, Brukseli rekomandoi një ulje prej 90% të emetimeve të gazeve serrë deri në vitin 2040 krahasuar me nivelet e vitit 1990. Përpjekja e mundshme e reduktimit prej 30% krahasuar me 2015, e kërkuar nga sektori i bujqësisë në draftin e parë të dokumentit të qarkulluar javët e fundit, u anulua. 

Klima dhe objektivat e BE-së

Sa i përket hapave të vendosura për të ndaluar ndryshimet klimatike, objektivi i ndërmjetëm i BE-së për vitin 2040, i nevojshëm për përmbushjen e angazhimit për t'u bërë kontinenti i parë që arrin neutralitetin klimatik në vitin 2050, tregohet në një komunikim, i cili pas zgjedhjeve evropiane do të pasohet nga propozimet legjislative të zhvilluara nga Komisioni i ri Evropian.

Objektivi prej 90%, nënvizon ekzekutivi i BE-së, është në përputhje me opinionin e Komitetit Këshillimor Shkencor Evropian për Ndryshimet Klimatike dhe angazhimet e ndërmarra nga BE sipas Marrëveshjes së Parisit, duke vazhduar të ruajë të njëjtën trajektore reduktimi të regjistruar në dekadën 2020- 30. 

BE: të forcojë pavarësinë e energjisë nga importet fosile

Pika fillestare për të siguruar një ulje prej 90% të emetimeve të gazeve serrë deri në vitin 2040 është ulja e tyre me 55% deri në vitin 2030, një objektiv tashmë i vendosur në ligjin historik të BE-së për klimën, të miratuar në vitin 2021.

Me objektivin e ri për vitin 2040, Brukseli synon të rrisë elasticitetin ndaj krizave të ardhshme dhe forcimi i pavarësisë së energjisë nga importet e lëndëve djegëse fosile, të cilat përbënin më shumë se 4% të PBB-së në 2022.

Pas një vlerësimi të ndikimit, Komisioni Evropian parashikon që sektori i energjisë do të arrijë dekarbonizimin total menjëherë pas vitit 2040, duke u fokusuar në energjinë e rinovueshme , bërthamore, efiçencën e energjisë, ruajtjen dhe kapjen e karbonit, gjeotermale dhe hidroelektrike.

Një përfitim i rëndësishëm i këtyre përpjekjeve, theksohet, është një varësi më e ulët nga lëndët djegëse fosile, falë një rënie prej 80% të konsumit të tyre të energjisë nga viti 2021 në 2040. / Përgatiti A.Mënalla/ Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH