Globi

Pelegrinazhi i haxhit, 19 të vdekur si pasojë e vapës së madhe

Shkruar nga Liberale

Pelegrinazhi i haxhit, 19 të vdekur si pasojë e vapës së

Të paktën 14 pelegrinë jordanezë dhe pesë iranianë vdiqën në Arabinë Saudite gjatë pelegrinazhit të madh vjetor, haxhit, i cili zhvillohet në vapë të padurueshme, njoftuan sot të dielën autoritetet e vendeve të tyre pa specifikuar shkaqet e vdekjeve.

Pelegrinazhi vjetor i haxhit, një nga pesë shtyllat e Islamit, filloi të premten në Mekë, në Arabinë Saudite perëndimore, me më shumë se 1.8 milionë adhurues, shumica e të cilëve kanë ardhur nga jashtë.

Pelegrinazhi i haxhit, 19 të vdekur si pasojë e vapës së

Këtë vit ai po zhvillohet në verë, në një nga rajonet më të nxehta të botës ku termometri arriti 46 gradë Celsius dje, të shtunën.

Autoritetet saudite nuk e kanë publikuar numrin e rasteve të hipertermisë tek pelegrinët, por vitin e kaluar sipas tyre ka pasur më shumë se 10 mijë raste, 10% e të cilave kanë qenë rastet e goditjes nga nxehtësia, që është më e rënda.

Të gjithë muslimanët duhet të bëjnë pelegrinazh në Mekë të paktën një herë në jetën e tyre nëse kanë mundësi. Haxhi përbëhet nga një sërë ritualesh që kryhen në katër ditë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH