I mbijetuari i vetëm nga rrëzimi i avionit në Indi, 40-vjeçari indiano-britanik, Vishwash Kumar Ramesh, ka folur për mediat pasi mundi t’i shpëtojë mrekullisht tragjedisë ajrore.
“Pati një zhurmë të madhe 30 sekonda pasi u nis avioni dhe më pas u përplas. Ndodhi shumë shpejt”, tha ai. I riu ka marrë dëmtime në gjoks, kokë dhe këmbë.
Ai kishte shkuar në Indi për disa ditë për të vizituar familjarët, ndërsa po kthehej në Mbretërinë e Bashkuar, bashkë me të vëllain, një 45-vjeçar me emrin Ajay Kumar Ramesh.
“Kur hapa sytë, kishte kufoma rreth meje. Isha i frikësuar. U ngrita dhe ika me vrap. Kishte mbetje të avionit përreth meje. Dikush më mbajti dhe më futi në një ambulancë ku më çuan më pas në spital”, tha ai.
Brenda avionit të Air India udhëtonin 169 shtetas indianë, 53 britanikë, shtatë portugezë dhe një kanadez.