Globi

Pas 44,000 vitesh, gjendet i paprekur ujku në Siberi

Shkruar nga Liberale

Pas 44,000 vitesh, gjendet i paprekur ujku në Siberi

Një ujk i egër i lashtë me dhëmbët e tij të frikshëm të paprekur është zbuluar nga pas 44,000 vjetësh. Ekspertët, sipas Dailymail.co.uk, thonë se ujku mashkull i rritur i gjetur në Yakutia, Rusia lindore, ka ruajtur çuditërisht gëzofin, kockat dhe madje edhe dhëmbët.

Ai u dërgua në laboratorin e Muzeut Mammoth të Universitetit Federal Verilindor në Yakutsk, ku po i nënshtrohet autopsisë.

Mbetjet e lashta të gjetura në permafrost janë ndër më të plotat e gjetura ndonjëherë, sepse akulli parandalon kalbjen e lëndës organike. Permafrost është tokë që mbetet e ngrirë përgjithmonë edhe në muajt e verës dhe mund të qëndrojë e ngrirë për mijëra vjet.

Ujku u zbulua nga vendasit në vitin 2021 në permafrost në një thellësi prej rreth 130 metrash pranë lumit Tirekhtyakh në rajonin Abyi të Yakutia, rajoni më i ftohtë i Rusisë.

Ekspertët thonë se është ujku më i vjetër i njohur që i është nënshtruar një autopsie të tillë dhe madje edhe stomaku i tij ka mbijetuar. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH