Globi

"Paralizohet" vendi, tjetër grevë në transportin hekurudhor në Gjermani

Shkruar nga Liberale

"Paralizohet" vendi, tjetër grevë në transportin

Në Gjermani do të ketë sërish një greve të trasportit hekurudhor. Lajmi u bë me dije nga operatori hekurudhor dhe sindikata e shoferëve të trenave, GDL.

Kjo është greva e gjashtë në një mosmarrëveshje të gjatë. Deutsche Bahn të hënën u përpoq të parandalonte grevën, duke paraqitur një padi urgjente përpara një gjykate të punës në Frankfurt, por një gjykatës vendosi se greva nuk ishte joproporcionale dhe mund të vazhdonte, shkruan The Guardian.

Deutsche Bahn kishte argumentuar se greva e planifikuar ishte shumë e shkurtër dhe ishte kundër asaj që e përshkroi si “paparashikueshmëri”.

Martin Seiler, drejtori i burimeve njerëzore të Deutsche Bahn, tha dje në një deklaratë se koha e paralajmërimit 22-orësh ishte “shumë e shkurtër” për trafikun e mallrave. Ai tha: “Ne i konsiderojmë këto valë sulmesh si joproporcionale".

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH