Është portreti i Papa Urbani VII, Papa më jetë-shkurtër në histori, i realizuar nga Jacopino del Conte (1513–1598).
Më 27 shtator 1590 - Papa Urbani VII ndërroi jetë nga malaria vetëm 12 ditë pas zgjedhjes dhe para se të kurorëzohej zyrtarisht si kreu i Kishës Katolike, duke u bërë Papa më jetë-shkurtër i Kishës së kohëve moderne.
Por megjithë qëndrimin 12-ditësh në post, Papa Urbani VII njihet si zyrtari i parë në botë që vendosi masën e ndalimit te duhanit në vende publike - ai kërcënoi me shkishërim të gjithë ata që kapeshin duke pirë duhan në mjediset e Kishës, (brenda ose jashtë) - qoftë me tymosje, përtypje ose thithje në formë pluhuri nga hundët.