Globi

Papa Françesku në gjendje të qëndrueshme/ Vatikani: Nuk ka pasur kriza të frymëmarrjes

Shkruar nga Liberale

Papa Françesku në gjendje të qëndrueshme/ Vatikani: Nuk ka

Papa Françesku ka pasur një përmirësim të lehtë gjatë mbrëmjes. Kështu bën të ditur Vatikani në përditësimin më të fundit për shëndetin e atit të shenjtë.

Problemet me veshkat që u shfaqën pak ditë më parë tashmë janë vënë nën kontroll, por pavarësisht përmirësimit, prognoza mbetet e rezervuar.

Ai theksoi se, “megjithëse ka një përmirësim të lehtë, prognoza mbetet e rezervuar”.

Kujtojmë se Papa ndodhet në spitalin Gemelli të Romës që nga 14 shkurti dhe po trajtohet për pneumoni të dyfishtë dhe bronkit kronik Një skaner i mushkërisë i bërë mbrëmjen e së martës tregoi avancim normal të, por analizat e gjakut kanë konfirmuar një përmirësim.

Papa 88 vjeçar po trajtohet në spitalin Gemelli të Romës, teksa mjekët kanë konfirmuar se ai vuan nga pneumonia në të dyja mushkëritë. Ati i shenjtë nuk ka pasur kriza të reja të frymëmarrjes dhe parametrat e gjakut i ka pasur të qëndrueshëm.

Ati i shenjtë është përballur vazhdimisht me sëmundje që lidhen me rrugët e frymëmarrjes , pasi mjekët i kanë hequr një pjesë të mushkërisë së tij të djathtë në moshë 21 vjeçare për shkak të pneumonisë.

Miliona njerëz në mbarë botën kanë qenë të shqetësuar për shëndetin gjithnjë e më të dobët të Papës. Ne atdheun e tij Argjentine dhe ne vende te tjera, besimtaret kane mbajtur lutje per Atin e Shenjte.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH