Globi

PAMJE TË RËNDA/ Katër mësues amerikanë masakrohen me thikë në Kinë

Shkruar nga Liberale

PAMJE TË RËNDA/ Katër mësues amerikanë masakrohen me

Katër mësues nga një kolegj amerikan u goditën me thikë në një sulm të rëndë në Kinën verilindore, sipas zyrtarëve kinezë dhe amerikanë.

Viktimat po merrnin pjesë në një program shkëmbimi të organizuar nga Universiteti Beihua në qytetin e Jilin dhe Cornell College, një kolegj i vogël i arteve liberale në Iowa.

Sulmi ndodhi në një park pranë kampusit të Beihua-s. Pamjet video në mediat sociale treguan tre persona të shtrirë në tokë dhe me gjakderdhje të madhe teksa bënin thirrje për ndihmë me një turmë kinezësh të mbledhur përreth.

Incidenti vjen ndërsa SHBA dhe Kina përpiqen të zbusin tensionet pasi marrëdhëniet mes tyre ranë në fund vitin e kaluar. Pas samitit të tij me Presidentin Joe Biden në San Francisko në nëntor, Presidenti Xi Jinping tha se donte të ftonte 50,000 amerikanë për të studiuar në Kinë për pesë vjet. Aktualisht ka më pak se 1000 studentë amerikanë në Kinë.

“Jam i zemëruar dhe thellësisht i shqetësuar nga vrasja me thikë e 3 shtetasve amerikanë + një banor jo-shtetas i Iowa-s në Jilin,” shkroi Nicholas Burns, ambasador i SHBA në Kinë.

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha se administrata e Bidenit ishte "thellësisht e shqetësuar" nga incidenti.

Agresori i dyshuar është arrestuar ndërsa hetimet vazhdojnë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH