Globi

PAMJE TË FRIKSHME/ Momenti kur transgjinori 33-vjeçar tenton të rrëmbejë fëmijët në një shkollë fillore

Shkruar nga Liberale

PAMJE TË FRIKSHME/ Momenti kur transgjinori 33-vjeçar tenton

Momente të tmerrshme kanë përjetuar fëmijët e shkollave fillore në Kolorado, kur një transgjinor 33-vjeçar tentoi të rrëmbejë njërin prej tyre. Pamjet u filmuan nga një kamera sigurie.

Në video shfaqet Solomon Culligan, i cili është arrestuar, kur ka hyrë në oborrin e shkollës fillore Black Forest Hills, duke mbajtur një batanije ndërsa disa fëmijë të vegjël që nuk dyshojnë ndodhen në zonë.

Mirëpo kur fëmijët kanë kuptuar qëllimet e këqija të 33-vjeçarit i cili ka nisur të vrapojë drejt tyre, kanë tentuar të shpëtojnë duke bërtitur “i huaj, rrezik”.

33-vjeçari në fakt ka arritur të kapë njërin prej fëmijëve duke i hedhur batanijen, por në fund nuk ka mundur ta përfundojë kapjen pasi ka humbur ekuilibrin.

Culligan, i cili e identifikoi veten si mashkull, u arrestua pak larg dhe u akuzua për tentativë rrëmbimi. 

Një prej fëmijëve, që tentoi të rrëmbente Culligan tha se atij i vinte era alkooli dhe kishte pluhur të bardhë në fytyrë.

Më poshtë pamjet: 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH