Globi

Nuk ka më TikTok, Instagram, Snapchat/ Ky vend ndalon personat nën 16 vjeç të kenë llogari në rrjetet sociale

Shkruar nga Liberale

Nuk ka më TikTok, Instagram, Snapchat/ Ky vend ndalon personat nën 16

Senatorët në Australi kanë miratuar një ligj, të parë në botë që ndalon personat nën moshën 16 vjeçare, të kenë llogari në mediat sociale. Ligji pritet të hyjë në fuqi në nëntor 2025.

Ligji në fjalë përfshin disa nga kontrollet më të ashpra të mediave sociale në botë dhe do t’i detyrojë platformat të ndërmarrin hapa të arsyeshëm për të siguruar që mbrojtjet e verifikimit të moshës.

Gjithashtu ky ligj do të bëjë që platformat si TikTok, Instagram, Snapchat, Reddit dhe X të jenë përgjegjëse për gjoba deri në 25 milionë paund, nëse nuk ndalojnë sistematikisht fëmijët më të vegjël se 16 vjeç të mbajnë llogari.

Platformat do të kenë një vit kohë për të përpunuar mënyrën e zbatimit të ndalimit përpara se gjobat të hyjnë në fuqi.

Kujtojmë se edhe në Shqipëri, kryeministri Edi Rama, pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, ka shprehur se po shqyrtojnë idenë për ndalimin e TikTok dhe Snapchat në Shqipëri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH