Globi

Njoftim i rëndësishëm nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Shmangni udhëtimet në këto zona

Shkruar nga Liberale
Njoftim i rëndësishëm nga Ministria e Jashtme e

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve, pas tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme paralajmëron se duhen shmangur udhëtimet në zonat e luftës.

Njoftimi: 

Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë,

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në funksion të sigurisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët planifikojnë lëvizjen jashtë Republikës së Shqipërisë, udhëzon shmangien e udhëtimeve në zonat e përfshira në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi apo fatkeqësi natyrore.

Në linkun e mëposhtëm do të gjeni adresat dhe kontakte të nevojshme të Misioneve Diplomatike dhe Posteve Konsullore të Republikës së Shqipërisë:

https://punetejashtme.gov.al/perfaqesite-shqiptare-ne-bote/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH