Globi

Njihuni me qytetin ku është e ndaluar të vdesësh ose të lindësh dhe arsyen pse

Shkruar nga Liberale

Njihuni me qytetin ku është e ndaluar të vdesësh ose të

Qyteti i Longyearbyen ndodhet në arkipelagun norvegjez të Svalbard. Përveç të qenit qendra administrative më veriore në botë, qyteti njihet edhe për një ligj unik: është e ndaluar të vdesësh ose të lindësh brenda qytetit. Ky lifj, në fuqi që nga viti 1950, vjen për shkak të kushteve të vështira klimatike që e mbajnë tokën në një gjendje ngrirjeje të përhershme, duke penguar dekompozimin natyral të trupave.

Njerëzit e sëmurë rëndë transferohen në qytetet e tjera më në brendësi të Norvegjisë për të marrë mjekim dhe, ndoshta, për t'u varrosur. Po kështu, gratë shtatzëna duhet të largohen nga qyteti disa javë para lindjes, pasi spitali lokal nuk është i pajisur për lindje.

Kjo masë u miratua pasi u zbulua në vitet 1950 se trupat e varrosur në varrezat lokale nuk po dekompozoheshin. Për më tepër, gjatë një epidemie të gripit spanjoll midis viteve 1917 dhe 1920, trupat e viktimave u gjetën të paprekura vite më vonë, me shtame të virusit ende aktive. Që atëherë, për të shmangur problemet shëndetësore, u miratua ky ligj disi ekstrem.

/Liberale.al/
.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH