Një letër e shkruar me dorë nga kompozitori Wolfgang Amadeus Mozart në vitin 1783 është shitur në ankand për një ofertues privat evropian për 440 000 euro (464 200 dollarë).
”Çmimi i shitjes tejkaloi shumë çmimin fillestar prej 100 000 eurosh”, tha shtëpia e ankandeve ”International Autograph Auctions Europe”, me qendër në Malaga, në Spanjën jugore.
Sipas shtëpisë së ankandeve, ka pasur një interes të madh për shitjen edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Azia.
”Letra e kompozitorit austriak drejtuar botuesit francez me origjinë gjermane Jean-Georges Sieber, e shkruar në gjermanisht, në fakt mendohej se kishte humbur”, shtoi më tej shtëpia e ankandit.
Më vonë letra u gjet në një arkiv familjar.
Disa studiues besojnë se letra përmban treguesit e parë të kuarteteve të famshme të Mozartit “Haydn”.
Gjithashtu në shitje ishte një letër me tetë faqe e shkruar me dorë nga John Lennon drejtuar shokut të tij muzikant Eric Clapton nga viti 1971, në të cilën ai sugjeronte formimin e një “super bande” të re. Megjithatë, letra nuk arriti të gjente një blerës./Liberale.al