Pas komenteve të ministrit izraelit të mbrojtjes Yoav Gallant se 'faza tjetër e luftës' kundër Hezbollahut do të 'fillojë së shpejti', u duk qartë se Izraeli po përgatitet për një ofensivë tokësore në Liban.
Izraeli sakaq sopas mediave të huaja ka nisur sulmet ushtarale përtej kufiirit të Libanit. Mediat ndëkrombëtare raportojnë se Izraeli ka njoftuar Uashingtonin për nisjen e luftimeve tokësore në Liban.
“Izraeli po planifikon një operacion të kufizuar tokësor në Liban që mund të fillojë menjëherë, i ka thënë Izraeli Uashingtonit”.
“Ne jemi informuar për një sërë operacionesh. Deri më tani, na është thënë se këto janë operacione të kufizuara, të përqendruara në infrastrukturën e Hezbollahut pranë kufirit, por diskutimet për këtë çështje janë në vazhdim”, u tha gazetarëve Mattheë Miller, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA.
Izraeli më herët informoi SHBA-në se po planifikonte një operacion tokësor në shkallë të kufizuar në Liban që mund të fillonte menjëherë, tha një zyrtar amerikan për Ëashington Post.
Operacioni do të fokusohet në pastrimin e infrastrukturës ushtarake përgjatë kufirit për të eliminuar kërcënimin ndaj komuniteteve kufitare izraelite, tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti.