Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Turqi, ku trupi i një vajze 8-vjeçare, e cila ishte zhdukur prej 19 ditësh, është gjetur në provincën Dijarbakır, në juglindje të Turqisë.
Lajmi i trishtë u konfirmua sot ministri i Brendshëm turk.
“Fatkeqësisht, trupi i pajetë i Narin, i cili u zhduk në fshatin Tavsadepe në rrethin Baglar të Dijarbakirit, u gjet nga ekipet tona të xhandarmërisë”, tha Ali Gerlikaya.
Sipas medieve të huaja, trupi i Narin Guran, u gjet në një thes, i vendosur në një lumë një kilometër larg fshatit ku ajo jetonte me familjen e saj.
Në kuadër të hetimeve të kryera nga Prokuroria e Dijarbakirit, u arrestuan 21 persona, njoftoi ministri i drejtësisë Yilmaz Tundz.
Dy prindërit dhe vëllai më i madh i Narin janë në mesin e të arrestuarve, sipas rrjetit turk të lajmeve NTV.
“Lajmi i hidhur për Narin, i cili u vra brutalisht, na ka lënduar thellë të gjithëve”, ka reaguar presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një postim në platformën X.