Globi

NGJARJE NË HISTORI/"Nënshkrova legjislacionin për eleminimin e Rusisë (BS) - ‘Profeci, diplomaci apo gafë’ e Ronald Reagan?!

Shkruar nga Liberale

NGJARJE NË HISTORI/"Nënshkrova legjislacionin për eleminimin

Më 11 gusht 1984 - Presidenti amerikan Ronald Reagan tha "Unë kam nënshkruar legjislacionin për eleminimin e Rusisë (Bashkimi Sovjetik); bombardimi fillon brenda 5 minutave”.

- Fjala ra si “bombë”, edhe pse presidenti e tha me shaka ndërsa po përgatitej për të mbajtur fjalimin e tij javor në radion publike - mikrofoni i tij ishte lënë gabimisht hapur – lajmi nuk u mor seriozisht.

Në fakt, ishte koha kur perëndimi kuptoi rënien dhe kapitullimin e komunizmit. Muri i Berlinit do të shembej pesë vite më vonë.

Vëshguesit gjithsesie panë si të çutishëm faktin që kjo t'i ndodhte Ronald Reaganit, njeri me përvojë në fushën e transmetimeve a komunikimeve; Reagan kishte punuar në radio, televizion e kinematografi, para se të bëhej guvernator i Kalifornisë dhe president i SHBA-së.

Por a ishte ky një mesazh i paramenduar, e largpamës? - sepse pas pak vitesh Bashkimi Sovjetik vërtetë do të shpërbëhej.

Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH