Globi

Ngacmoi seksualisht 4 vajzat e mitura në autobus, e pëson keq 50-vjeçari

Shkruar nga Liberale

Ngacmoi seksualisht 4 vajzat e mitura në autobus, e pëson keq

Katër vajza të mitura kanë rënë viktima të ngacmimit seksual, nga një 50-vjeçar në një autobus në qytetin e në Selanikut.

Sipas asaj që raportojnë mediet greke, gjithçka ka ndodhur pasditen e së dielës, kur katër vajzat 14-vjeçare ndodheshin brenda autobusit, në zonën e Angelochorit dhe në një moment 50-vjeçari iu afrua dhe i shkeli këmbët njërës prej tyre. 

Punonjësit e policisë nga Departamenti i Thermaikos kanë arritur ta lokalizojnë personin dhe t'i vënë prangat.

Ndaj tij është ngritur një dosje për "paturpësi seksuale" dhe sot do të dërgohet në Prokurori.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH