Globi

Ndalohet hixhabi dhe burka në shkollat e Hamburgut!

Shkruar nga Liberale

Ndalohet hixhabi dhe burka në shkollat e Hamburgut!

Mbulimi i fytyrës me hixhab ose burka do të ndalohet në shkollat e qytetit dhe shtetit federal të Hamburgut.

“Shkolla dhe mbulimi i fytyrës nuk shkojnë bashkë. Të shohësh fytyrën e bashkëbiseduesit është e rëndësishme për komunikimin”, tha Nils Hansen, ekspert i arsimit në degën e Hamburgut të Partisë Social Demokrate të Gjermanisë (SPD).

Të gjitha klubet përfaqësuese në senatin e provincës, përveç partisë së Majtë, votuan për miratimin e një ligji që do të mundësonte ndalimin e mbulimit të fytyrës.

Nisma ligjore u nis pasi një gjykatë e Hamburgut në vitin 2020 pranoi një padi të ngritur nga një nxënëse 16-vjeçare, e cila u ankua se ishte përjashtuar nga klasa për veshjen e hixhabit. Gjykata më pas shpjegoi vendimin duke thënë se nuk ka bazë ligjore për një ndalim të tillë.

Hansen shpjegoi se hixhabi në shkollat e Hamburgut nuk është një fenomen masiv dhe se bëhet fjalë për raste të rralla, por ai e arsyetoi miratimin e ligjit me nevojën që shkollat të mund t’i referohen ligjit në vendimet e tyre.

Mbajtja e një maskë mbrojtëse si mbrojtje kundër infeksionit dhe një shall si mbulesë e kokës është ende e lejuar.

Në Gjermani, çështja e ndalimit të mbulimit të fytyrës për arsye fetare ngrihet vazhdimisht dhe duke qenë se politika arsimore është përgjegjësi e shteteve federale, çështja nuk zgjidhet në mënyrë uniforme në të gjithë vendin.

Javët e fundit, protesta islamike u mbajtën në Hamburg duke kërkuar futjen e sheriatit në Gjermani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH