Globi

Ndahet nga jeta udhëheqësi i organizatës islamike FETO, Fethullah Gulen, kundërshtari i presidentit turk Erdogan

Shkruar nga Liberale

Ndahet nga jeta udhëheqësi i organizatës islamike FETO, Fethullah

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, Fethullah Gylen, njeriu i akuzuar nga qeveria e Recep Tayyip Erdogan për tentativën për grusht shteti në Turqi në vitin 2016. 

Sipas asaj që shkruajnë mediet turke, ai është shtruar vonë të dielën në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.

Gylen ishte themeluesi i FETO-s dhe konsiderohej nga Erdogan si armiku më i madh i tij.

Fethullah Gylen, një figurë udhëheqëse e vëllazërisë islame të Nurçu, konsiderohet nga qeveria turke si iniciatori i përpjekjes për grusht shteti kundër Rexhep Tajip Erdogan më 15 korrik 2016.

Gyleni jetonte prej 22 vitesh në mërgim në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara dhe pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga qeveria turke për ekstradimin e tij, Uashingtoni e ka refuzuar.

Në Turqi, mijëra ndjekës të Gylenit, ish-aleatë politikë të qeverisë së Erdoganit për disa vite, janë burgosur vitet e fundit, ndërsa mijëra të tjerë janë larguar nga vendi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH