Të martën në darkë në Filadelfia, Kamala Harris dhe Donald Trump do marrin pjesë në debatin e parë dhe aktualisht të vetëm televiziv të planifikuar për zgjedhjet presidenciale në SHBA më 5 nëntor.
Ai do të transmetohet në rrjetin televiziv ABC dhe do të nisë në orën 21:00. Sondazhet kanë zbuluar një rezultat pothuajse të përafërt mes dy kandidatëve dhe debati i fundit, ai që u zhvillua në qershor mes Joe Biden dhe Trump, pati pasoja të mëdha dhe përcaktoi në mënyrë përfundimtare fundin e kandidaturës së Biden.
Ky do të jetë debati i parë presidencial për Harris (dhe i shtati për Trump), por ajo nuk është një fillestare për ngjarje të këtij lloji: ndër vite ajo ka qenë kandidate për shumë poste të zgjedhura, si në drejtësi (si prokurore e San Franciskos dhe pastaj të Kalifornisë) dhe politikë, gjithashtu edhe fushatat e ndryshme elektorale i kanë dhënë asaj mundësinë për të grumbulluar përvojë dhe për të zhvilluar një oratori agresive, veccanërisht shumë efektive në përballjet ”tet a tetë”.
Në debatet e kaluara ajo ka shfaqur edhe disa dobësi, në disa raste duke qenë tepër e kujdeshme ose duke shfaqur vështirësi në dhënien e përgjigjeve koncize dhe të qarta, veccanërisht në shpjegimin e politikave të saja.
Pas zyrtarizimit të kandidaturës së saj, popullariteti i Harris në sondazhe ishte rritur ndjeshëm, por nga gjysma e dytë e gushtit, mbështetja ndaj saj u ndal, ose të paktën u ngadalësua ndjeshëm.
Debati i së martës është një mundësi për t’u rikuperuar sërisht. Në muajin qershor, debati mes Biden dhe Trump, u ndoq nga 51 milionë qytetarë. Por debati i ditës së sotme, nga të dhënat, mendohet se mund të kapë një rekord historik ose mund t’i afrohet debatit të parë televiziv mes Trump dhe Hillary Clinton, në vitin 2016, i cili u ndoq nga 84 milionë qytetarë.
Debati i fundit i Harris ishte ai me Mike Pence në vitin 2020, gjatë pandemisë Covid-19. Dy kandidatët për postin e zv.presidentit u ndanë nga njëri-tjetri me xham, me qëllimin për të shmang infektimin, edhe pse nuk mund të thuhet se ishte një mbrëmje televizive e paharrueshme. Shfaqja e dy kandidaturave u konsiderua si zhgënjyese, duke mos u shfaqur të qartë, dhe vendimmarrës. Harris u shfaq vetëm në një moment sfiduese, ndërsa Pence e ndërpreu disa herë, dhe pas disa ndërprerjeve, ajo iu drejtua me vendosmëri: ”Z.Zëvëndës President, unë po flas”.
Në debatin e sotëm nuk do ketë ndërprerje, pasi mikrofonët e një kandidati do të fiken gjatë radhës së kundërshtarit për të folur. Rregulli fillimit u kërkua nga Biden, për të parandaluar Trump që të ushtronte presion, edhe pse tani, Harris do kishte nevojë për një rregull tjetër, pasi do ndikonte në një tjetër dinamikë dhe mund ta detyronte Trump të lëshonte deklarata të nxituara apo të papërshtatshme. Debati do të zgjasë 90 minuta, do ketë dy pauza reklamimi, nuk do ketë spektatorë dhe kandidatët do jenë pa shënime.
/Përgatiti Liberale.al