Globi

Moska "drejton gishtin" nga Ukraina për vrasjen e gazetarit rus, Kievi hesht

Shkruar nga Liberale

Moska "drejton gishtin" nga Ukraina për vrasjen e gazetarit rus,

Autoritetet ruse deklaruan sot se një korrespondent rus i luftës, Semyon Eremin, u vra nga një dron ukrainas.

Përmes një deklaratë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se incidenti ndodhi më 19 Prill dhe se Eremin, një korrespondent i gazetës së përditshme ruse Izvestia, vdiq nga plagët.

Ajo deklaroi se ishte Eremin “ai që publikoi prova dokumentare që korrespondentët rusë në vijën e frontit u shpallën objektiva vrasjeje prioritare” për trupat ukrainase.

“Vrasja e Semyon Eremin, ky krim i përgjakshëm, nuk mund të konsiderohet ndryshe veçse si një akt hakmarrjeje për përmbushjen e ndershme të një detyre gazetareske”, tha ajo.

Zakharova kërkoi nga organizatat përkatëse ndërkombëtare dhe organet e të drejtave të njeriut që “të dënojnë menjëherë dhe me vendosmëri një tjetër vrasje brutale të një gazetari rus”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH