Globi

Momente PANIKU në Lojërat Olimpike/ Notarja rrëzohet në pishinë, dërgohet me urgjencë në spital

Shkruar nga Liberale

Momente PANIKU në Lojërat Olimpike/ Notarja rrëzohet në

Një incident ka ndodhur gjatë Lojërave Olimpike të Parisit, ku notarja sllovake Tamara Potocka, ka përjetuar një shembje të rëndë pas garës së saj të kualifikimit në disiplinën e 200 metrave të përziera individuale për femra.

Sipas medieve të huaja, ngjarja ndodhi të premten në mëngjes, menjëherë pas përfundimit të garës.

Potocka, e cila kishte përfunduar garën dhe po dilte nga pishina, u shemb papritur buzë saj. Ajo u pa duke mbajtur një maskë oksigjeni ndërsa personeli mjekësor i ofronte ndihmën e parë. Pjesëmarrësit e garës dhe spectatorët ishin të shqetësuar kur sportistja ra në tokë, e cila ishte e vetëdijshme gjatë gjithë kohës.

Mjekët e pranishëm në pishinë reaguan shpejt dhe pas rreth një minute e ngritën Potockën me një barelë për ta dërguar në spital për kontroll dhe trajtim të mëtejshëm. Raportet nga stafi mjekësor në pishinë njoftuan se gjendja e saj ishte stabilizuar gjatë transportit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH