Globi

Moderatorja e njohur shtrohet me urgjencë në spital, kishte dhimbje të forta stomaku

Shkruar nga Liberale

Moderatorja e njohur shtrohet me urgjencë në spital, kishte dhimbje

Aktorja dhe njëherazi moderatorja e njohur amerikane, Oprah Winfrey është shtruar në spital. Lajmi u konfirmua nga shoqja e saj, gazetarja Gayle King, e cila shpërndau detajet grafike për atë që po vuan pronarja e e medias amerikane.

King e bëri zbulimin të martën në ” CBS Mornings “, ndërsa shpjegoi mungesën e Winfrey në programin e lajmeve, duke thënë se ish-mbretëresha e TV, gjatë ditës kishte nevojë për kujdes mjekësor për shkak të një virusi të keq në stomak.

Moderatorja e njohur shtrohet me urgjencë në spital, kishte dhimbje

Problemi shëndetësor i Oprah erdhi pesë muaj pasi ajo pranoi se merrte ilaçe për humbje peshe, si Ozempic, raporton New York Post.

“Oprah kishte diçka si një virus stomaku, ajo përfundoi në spital me dehidratim, mjekët i dhanë antibiotikë IV, kështu që ishte diçka shumë e rëndë”, vazhdoi King.

Moderatorja e njohur shtrohet me urgjencë në spital, kishte dhimbje

Kur u pyet për gjendjen aktuale shëndetësore të Oprah, Gale shpejtoi të qetësonte audiencën televizive:

"Ajo do të jetë mirë," tha ajo për CBS Mornings.

Moderatorja e njohur shtrohet me urgjencë në spital, kishte dhimbje

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH